Kopshti “Bim Bam Bum” u ngrit në vitin 2014 nisur nga motivimi personal i pronarit te tij, për të sjellë dicka ndryshe nga çfarë kishte tregu në atë moment, duke pasur parasysh vendin e ëndrrave që dëshiron gjithkush për të rritur fëmijët e tij, e më pas dhe breza të tjerë.
Kopshti është një biznes familjar ku siguria është thelbësore dhe e rëndësishme për të gjithë personat dhe profesionistët që shërbejnë në këtë institucion.
Është i vendosur në një zonë të re të qytetit të Tiranës, pozicion strategjik ku dielli dhe ajri i pastër, janë gjithë kohës present, sic është “Kodra e Diellit “.
Prioritet këtu është fëmija, siguria për të, përgjegjshmëria e stafit dhe shërbimi cilësor.
Kopshti “BIM BAM BUM” synon që të jetë një instititucion arsimor ku fëmijët mësojnë nëpërmjet lojës dhe aktiviteteve ditore, argëtohen dhe marrin edukim të vazhdueshëm mbi sjelljen dhe marrëdheniet me bashkëmoshatarët dhe të rriturit.
Kopshti ka sistem kamerash në çdo ambiet, ka ngrohje qëndrore, është i shtruar me parket, ka anekse, shkallë të sigurta për fëmijët, ambiente të jashtme me lodra të përshtatshme për fëmijë.
Ofrimi i një shërbimi sa më të mirë dhe të gjithanshëm për fëmijët duke mësuar nëpërmjet lojës.
Programet janë në përshtatje me grupmoshat e fëmijëve dhe standartet e arsimit parashkollor të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri.
Orari i kopshtit është:
– Nga e hëna në të premte 7:30- 17:00.
– Të shtunën 8:00-12:00.
– E diela dhe ditët e festave zyrtare janë pushim.
Kopshti është aktiv me qëndrën e kurseve dhe shkollën verore.