Bashkëpunimi me prindërit është një nga pikat e forta të kopshtit, i cili synon të ndërtojë një marrëdhënie që ndihmon ecurinë e fëmijëve.
– Prindërit janë pjesë e proçesit, me propozimet e tyre dhe me mendimet e tyre.
– Prindërit kanë akses të plotë në kopsht, në informacionin e duhur, në kontakte me stafin dhe për gjithçka që ata kanë dëshirë.
– Prindërit kanë akses në informacion për menunë, programet mësimore, aktivitetet që zhvillohen etj.
– Prindërit nëpërmjet pyetsorëve fizik ose në Google form ndihmojnë procesin e edukimit duke shprehur mendimet hapur dhe propozimet e tyre.