Rreth Nesh

bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Bashkë për fëmijëri të lumtur!Njohuri, mbështetje,
argetim, siguri

Kopshti “Bim Bam Bum” u ngrit në vitin 2014 nisur nga motivimi personal i pronarit te tij, për të sjellë dicka ndryshe nga çfarë kishte tregu në atë moment, duke pasur parasysh vendin e ëndrrave që dëshiron gjithkush për të rritur fëmijët e tij, e më pas dhe breza të tjerë.
Kopshti është një biznes familjar ku siguria është thelbësore dhe e rëndësishme për të gjithë personat dhe profesionistët që shërbejnë në këtë institucion.
Është i vendosur në një zonë të re të qytetit të Tiranës, pozicion strategjik ku dielli dhe ajri i pastër, janë gjithë kohës present, sic është “Kodra e Diellit “.

BIMBAMBUM OFRON :

Profesionistë të arsimit parashkollorë
Eksperiencë në institucionet e përkujdesjes dhe arsimore shtetërore në Shqipëri dhe në Angli
Ekspert në fushën psiko sociale, për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të vecanta apo të cdo fëmije

Prioritet këtu është fëmija, siguria për të, përgjegjshmëria e stafit dhe shërbimi cilësor.
Kopshti “BIM BAM BUM” synon që të jetë një instititucion arsimor ku fëmijët mësojnë nëpërmjet lojës dhe aktiviteteve ditore, argëtohen dhe marrin edukim të vazhdueshëm mbi sjelljen dhe marrëdheniet me bashkëmoshatarët dhe të rriturit.

Kopshti ka sistem kamerash në çdo ambiet, ka ngrohje qëndrore, është i shtruar me parket, ka anekse, shkallë të sigurta për fëmijët, ambiente të jashtme me lodra të përshtatshme për fëmijë.

https://bimbambum.al/wp-content/uploads/2024/05/IMG-20240526-WA0033.jpg
https://bimbambum.al/wp-content/uploads/2022/07/image_01_about-2.jpg

BIMBAMBUM KOPSHTSYNIMI

Ofrimi i një shërbimi sa më të mirë dhe të gjithanshëm për fëmijët duke mësuar nëpërmjet lojës.
Programet janë në përshtatje me grupmoshat e fëmijëve dhe standartet e arsimit parashkollor të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri.

Më poshtë do të gjeni strukturën e kopshtit:

Drejtorja e kopshtit, e cila është profesioniste e arsimit parashkollorë, e arsimuar në këtë profil dhe me experiencë në institucionet e përkujdesjes dhe arsimore shtetërore në Shqipëri dhe në Angli.
Eksperte në fushën psiko sociale, për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të vecanta apo të cdo fëmije që prindi ose stafi janë të shqetësuar nga sjellja e tij/saj për një periudhë kohe të caktuar. Ajo do kujdeset gjithashtu dhe për shëndetin emocional të stafit.
Edukatore sipas grupeve.
Ekspert për menaxhimin e Web, rrjeteve sociale dhe sigurisë së tyre
Sekretare.
Kuzhiniere.
Ndihmës kuzhiniere.
Staf ndihmës për transportin.

Çështje të rëndësishme të kopshtit

Orari i kopshtit është:
– Nga e hëna në të premte 7:30- 17:00.
– Të shtunën 8:00-12:00.
– E diela dhe ditët e festave zyrtare janë pushim.

Kopshti është aktiv me qëndrën e kurseve dhe shkollën verore.

Si mund të na kontaktoni për të rregjistruar fëmijën tuaj?

Nëpërmjet plotësimit të formularit online nga faqja e web-it.
Duke komunikuar në përmjet numrit të telefonit +355 68 803 0825 dhe adresës së e-mail: [email protected], me stafin e kopshtit.
Duke na shkruar në rrjetet tona sociale, Facebook dhe Instagram (BimBamBum kopsht).
Duke ardhur në kopsht për një takim drejtpërdrejt me stafin.
https://bimbambum.al/wp-content/uploads/2024/06/58809_20-e1717850389929.jpg
https://bimbambum.al/wp-content/uploads/2024/06/BimBamBum-white.png

Letërnjoftimet

    Kopshti “Bim Bam Bum” u ngrit në vitin 2014 nisur nga motivimi personal i pronarit te tij, për të sjellë dicka ndryshe nga çfarë kishte tregu në atë moment, duke pasur parasysh vendin e ëndrrave që dëshiron gjithkush për të rritur fëmijët e tij, e më pas dhe breza të tjerë.
    Kopshti është një biznes familjar ku siguria është thelbësore dhe e rëndësishme për të gjithë personat dhe profesionistët që shërbejnë në këtë institucion. Është i vendosur në një zonë të re të qytetit të Tiranës, pozicion strategjik ku dielli dhe ajri i pastër, janë gjithë kohës present, sic është “Kodra e Diellit “.

    Oraret

    E hënë – E premte: 7:30- 17:00

    E shtunë: 8:00-12:00

    E dielë: Mbyllur

    Kontaktet

    Rruga Bill Klinton, Tiranë 1001
    068 80 30 825
    bt_bb_section_top_section_coverage_image